Cristiano Ronaldo gjen golin e parë në Superligën e Arabisë Saudite
![Cristiano Ronaldo gjen golin e parë në Superligën e Arabisë Saudite](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2023/02/Ronaldo.jpg)
Cristiano Ronaldo ka gjetur golin e parë me fanellën e Al Nassr, edhe pse gjatë ndeshjes humbi dy raste të mëdha për ekipin e tij të ri në barazimin 2-2 ndaj Al-Fateh.
Ronaldo shënoi një dygolësh në ndeshjen e tij të parë në Arabinë Saudite kur ai ishte kapiten i Riyadh XI në një miqësore kundër Paris Saint-Germain.
CR7 në pjesën e parë humbi një rast shumë të mirë, ndërsa më pas goditi edhe shtyllën.
Cristian Tello hapi ndeshjen, ndërsa Anderson Talisca barazoi shifrat në në 1-1 në pjesën e parë.
Al-Fateh kaloi në epërsi me golin e Sofiane Bendebka në fillimin e pjesës së dytë.
Por krejt në fund të ndeshjes Cristiano Ronaldo shënoi për 2-2 nga pika e bardhë.
Edhe pas këtij barazim A Nassr mbetet lider me 34 pikë, aq sa ka Al-Shabab./