CR7 e kërkoi me dëshpërim golin, por ishte i pafat, Al Nassr përmbys rezultatin në shtesë

CR7 e kërkoi me dëshpërim golin, por ishte i pafat, Al Nassr përmbys rezultatin në shtesë

Cristiano Ronaldo u përpoq në të gjitha mënyrat për të shënuar në ndeshjen e radhës së Al Nassr, por nuk ia doli të mposhtte portierin e Al Batin.

Gjithsesi, skuadra e “yllit” portugez fitoi me përmybsje 3-1, duke e bërë të pavlefshëm golin e Renzo Lópezit në pjesën e parë.

Që pas këtij momenti, Al Nassr u hodh në sulm dhe ishte superior ndaj rivalit të tij, por nuk ia doli për minuta të tëra që të tundin rrjetën

Situata ndryshoi në kohën shtesë (u akorduan 12 minuta),

Fillimisht ishte Al Ghareeb, një nga lojtarët sauditë të nivelit më të lartë të Al Nassr, i cili barazoi shifrat në 1-1.

Në minutën e 102, Al Fatil shënoi golin e dytë dhe tri minuta më vonë Maran vulosi rezultati përfundimtar në 3-1.

Cristiano bëri gjeste dëshpëruese në momente të ndryshme të lojës. Fati nuk ishte në anën e tij për të shënuar, madje një top iu hoq mbi vijën fatale.

Al Nassr është lider i kampionatit, por me pikë të barabarta me Al Ittihad, ndaj të cilit do të luajë një ndeshje kyçe të enjten e ardhshme.

MARKETING