Conte shum afër nënshkrimit me Napolin

Conte shum afër nënshkrimit me Napolin

Trajneri Antonio Conte thuhet se është shumë afër për të marrë drejtimin e Napolit, meqenëse ka finalizuar një pjesë të kontratës me presidentin Aurelio de Laurentiis.

“Napolitanët” u fokusuan plotësisht te 54-vjeçari pasi Piero Gasperini vendosi të qëndrojë te Atalanta. Bisedimet rinisën të premten dhe kanë avancuar shumë shpejtë brenda 48 orëve.

Drejtorët Giovanni Manna dhe Andrea Chiavelli kanë qenë shumë afër Contes këto dy ditë, duke i ofruar kontratë trevjeçare në vlerën 6.5-7 milionë euro për sezon, plus 2 milionë euro bonuse.

“Calciomercato” raporton se Napoli dëshiron ta njoftojë afrimin e Contes të martën, në mënyrë që ta nis sa më parë projektin e ri në klub.

54-vjeçari do të ketë një rol të rëndësishëm edhe në afatin e verës, pra do të jetë i përfshirë në strategjinë e blerjes, ndërsa te Napoli shpresojnë se do të bindin disa top lojtarë që të qëndrojnë.

Victor Osimhen mund të thuhet se është i larguar, megjithatë ka dyshime edhe për të ardhmen e Khvicha Kvarastkehlias.

Kësisoj, kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani mund të bëhet me trajner të ri, i cili kërkon që ana defensive të jetë në nivelin më të lartë, andaj mund t’i ndihmojë në shumë aspekte.

MARKETING