Como arrin marrëveshje me Real Madridin për talentin Nico Paz

Como arrin marrëveshje me Real Madridin për talentin Nico Paz

Mesfushori i Real Madridit Nico Paz do t’i bashkohet skuadrës italiane Como.

Trajneri Cesc Fabregas e ka bindur argjentinasin për t’iu bashkuar në projektin e tij, pasi bëri një punë të madhe edhe në afrimin e Raphael Varanes.

Gazetari Fabrizio Romano ka njoftuar se marrëveshja është kryer për 6 milionë euro, ndërsa Reali do të përfitojë 50 për qind të shumës në shitjen e radhës.

“Nico Paz nga Real Madridi te Como, e kryer. Marrëveshja u arrit për mesfushorin talent”.

“Como do të paguajë 6 milionë euro për transferin, plus 50 për qind klauzolë shitje do të ketë Reali për të ardhmen”, shkroi ai ndër të tjera.

MARKETING