“Çmenduri” në Korenë e Jugut/ Gjykata Supreme shfajëson presidentin. E rikthen në detyrë

Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut e shpalli të pavlefshëm shkarkimin e kryeministrit Han Duck-soo, duke e rikthyer atë si president në detyrë.
Han, zyrtari numër 2 i Koresë së Jugut, ishte bërë udhëheqës në detyrë pasi presidenti Yoon Suk Yeol u fajësua nga Asambleja Kombëtare e kontrolluar nga opozita për vendosjen e ligjit ushtarak më 3 dhjetor që shkaktoi një krizë masive politike.
Por Han u fajësua nga asambleja gjithashtu në fund të dhjetorit pas përplasjeve politike politike me ligjvënësit e opozitës.
Kur mbërriti në kompleksin qeveritar në Seul, Han tha se gjykata kishte marrë një vendim të mençur.
Han Duck-soo u zotua të përqëndrohet në interesin kombëtar dhe u beri thirrje qytetareve te tij qe te qendrojne te bashkuar.
Duke iu referuar politikës tarifore të administratës së Trump, Han u tha gazetarëve se ruajtja e interesave të Koresë së Jugut do të ishte një përparësi.
“Me inaugurimin e Presidentit Trump, lufta SHBA-Kinë për pushtet është intensifikuar dhe ne po përballemi me ndryshime të mëdha gjeopolitike dhe riorganizim të rendit ekonomik”, tha ai.
Shkarkimet e paprecedenta, të njëpasnjëshme që pezulluan dy zyrtarët kryesorë të vendit, intensifikuan një ndarje të brendshme dhe thelluan shqetësimet për aktivitetet diplomatike dhe ekonomike të vendit.