City fiton me vështirësi ndaj Sheffieldit

City fiton me vështirësi ndaj Sheffieldit

Manchester City ka regjistruar fitoren e tretë në po aq ndeshjet të edicioni të ri të Premier Ligës.

Të përzgjedhur e Pep Guardiolas të dielën kanë mposhtur Sheffield United me rezultat 2-1, në një sfidë që doli të jetë shumë më e komplikuar se sa pritej për ‘citiyens’.
Penalltia e humbur nga Erling Haaland në minutën e 37’ ishe shenjë që gjërat nuk po shkonin në rrugën e duhur, por i njëjti realizoi golin e epërsisë për skuadrën e tij në minutën e 63-të.

Megjithatë, vendasit barazuan rezultatin në minutën e 85’ duke komplikuar situatën për Guardiolan, por shpëtimtari i spanjollit ishte bashkëkombasi i tij Rodri i cili shënoi për 2-1 dy minuta para përfundimit të ndeshjes.
Kështu City ka mbledhur nëntë pikë pas tri ndeshjeve dhe e kryeson tabelën, kurse Sheffield United mbetet pa pikë pas tri humbjeve në tri ndeshje.

MARKETING