CIA u kërkon rusëve ta spiunojnë vendin e tyre

CIA u kërkon rusëve ta spiunojnë vendin e tyre

Shërbimi sekret amerikan ka publikuar një video në Telegram ku iu ka kërkuar civilëve rusë që ta spiunojnë vendin e tyre.

CIA u bëri thirrje civilëve rusë që të sigurojnë informacione të inteligjencës për vendin e tyre, në një video në Telegram që synon ata që nuk janë të kënaqur me politikat e Presidentit Vladimir Putin, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Videoja e shkurtër nga agjencia amerikane e inteligjencës shfaq një zyrtar rus dhe gruan e tij në shtëpinë e tyre me një fëmijë, ku duket se ata kanë një jetë të vështirë.

Përmes kësaj videoje sugjerohet se rusët e zakonshëm mund të bëjnë diçka për t’i përmirësuar gjërat duke ofruar inteligjencë për CIA-n dhe kështu duke mbetur patriotë.

“CIA dëshiron të dijë të vërtetën për Rusinë dhe ne po kërkojmë njerëz të besueshëm që mund të na thonë këtë të vërtetë”, tha agjencia në video. “Informacioni juaj mund të jetë më i vlefshëm nga sa dini.”

Ata kanë përdorur rrjete të tjera sociale në të kaluarën, por tani janë duke u fokusuar në rrjetin e koduar Telegram sepse është një mënyrë popullore për rusët për të mësuar rreth politikës dhe luftës në Ukrainë, tha një zyrtar i CIA-s për AFP.

 

MARKETING