Chris Hipkins betohet si kryeministër i Zelandës së Re

Chris Hipkins betohet si kryeministër i Zelandës së Re

Lideri i ri i Partisë Laburiste në Zelandën e Re, Chris Hipkins, është betuar si kryeministër i vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi Jacinda Ardern njoftoi dorëheqjen e saj nga detyra, u zgjodh kryeministri i ri i vendit të Oqeanisë.

Në kryeqytetin e vendit, Wellington, u organizua ceremoni betimi për 44-vjeçarin Hipkins i cili u zgjodh lideri i Partisë Laburiste.

Në ceremoninë nën mikpritjen e guvernatores së përgjithshme të Zelandës së Re, Dame Cindy Kiro, Hipkins u betua si kryeministër i ri i vendit.

Hipkins gjithashtu mori përsipër Ministrinë e Sigurisë Kombëtare dhe Inteligjencës.

Zgjedhjet në tetor

“Ky është privilegji dhe përgjegjësia më e madhe e jetës sime. Sfidat para meje më japin emocione”, tha Hipkins gjatë fjalimit në ceremoni.

Ai u zotua se do të fokusohet në “çështjet e jetesës” dhe te qytetarët e Zelandës së Re me të ardhura të mesme dhe të ulëta, në një periudhë të cilin e cilësoi si “pandemia e inflacionit” në mbarë botën.

Carmel Sepuloni u emërua si zëvendëskryeministre. Zgjedhjet e përgjithshme në vend do të mbahen më 14 tetor.

Deri në detyrën e re, Hipkins ishte lideri i Dhomës së Përfaqësuesve si dhe ministër i Arsimit, Policisë dhe Shërbimit Publik.

Hipkins, i cili gjithashtu mori përsipër edhe detyrën e ministrit përgjegjës për Politikat e COVID-19, bëri bujë në publik në menaxhimin e krizës.

Ardern njoftoi të enjten e kaluar se do të largohet nga posti i kryeministres dhe udhëheqësjes së partisë në shkurt dhe nuk do të kandidojë për të njëjtin pozicion në zgjedhjet e përgjithshme të 14 tetorit 2023.

Duke vënë në dukje se është e vetëdijshme për nevojat e profesionit, Ardern tha se: “Tashmë e di se nuk jam as e mjaftueshme sa t’i jap atë që meriton kësaj pune. Nëse vazhdoj, do t’i shkaktoja dëm Zelandës së Re”.

Ardern, kur u zgjodh kryeministre në moshën 37-vjeçare në tetor 2017. Ajo fitoi titullin si kryeministrja më e re në botë.

MARKETING