Chelsea triumfon me rezultat komod në udhëtim ndaj Burnleyt

Chelsea triumfon me rezultat komod në udhëtim ndaj Burnleyt

Chelsea ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Burnleyt në kuadër të javës së 12-të në elitën e futbollit anglez.

Blutë zgjidhën sfidën falë golit të Pedro Netos në pjesën e parë, ndërsa dyja skuadrat patën momente për të ndryshuar rrjedhën e lojës.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 37-të, kur Pedro Neto depërtoi mjeshtërisht në zonë dhe devijoi në rrjetë një top të harkuar nga Jamie Gittens, duke e dërguar Chelsean në avantazh 0-1.

Në pjesën e parë pati pak raste të pastra, por edhe tension: Pedro Neto u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 41-të, ndërsa Burnley rrezikoi pak sekonda para pushimit.

Pjesa e dytë nisi me ndryshime nga trajneri Enzo Maresca, i cili aktivizoi Benoit Badiashile. Chelsea goditi shtyllën në minutën e 63-të me Pedro Neton, i cili iu afrua golit të dytë pas një gjuajtjeje të befasishme brenda zonës.

Burnley provoi të reagojë me hyrjen e Lyle Foster, Armando Broja dhe lojtarëve të tjerë të freskët, por nuk arriti të gjente qartësi në finalizim.

Chelsea pati rastin më të mirë të pjesës së dytë në minutën e 77-të, kur Malo Gusto testoi Martin Dubravkën me një goditje të fuqishme, por portieri i Burnleyt bëri një pritje fantastike.

Kur po luheshin minutat e fundit të ndeshjes, mysafirët e shënuan edhe golin e dytë me anë të Enzo Fernandez që realizoi në minutën e 88-të për 2-0.

Me këtë fitore Chelsea shkon në kuotën e 23 pikëve dhe mban aktualisht pozitën e dytë në tabelë.

 

MARKETING