Chelsea shkruan historinë e futbollit evropian – mposht Betisin në finale, asgjë nuk mungon më

Chelsea shkruan historinë e futbollit evropian – mposht Betisin në finale, asgjë nuk mungon më

Chelsea ka bërë histori në futbollin evropian, duke u bërë skuadra e vetme që ka të gjithë trofetë e mëdhenj të fituar: Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe tani Ligën e Konferencës.

Blutë mposhtën në finale Real Betisin me përmbyse, duke e arritur këtë në pjesën e dytë, për rezultatin 4-1.
Fillimisht, pas vetëm nëntë minutash lojë, Abde Ezzalzouli pranoi një asistim nga Isco, për t’i dhënë Betisit epërsinë.
Marc Bartra sa nuk befasoi portierin e Chelseat në minutën e 13-të, kur lëshoi një goditje të fortë.

Në anën tjetër, lojtarët e Enzo Marescas nuk arrin të finalizonin pasimin e fundit, duke bërë shumë gabime në sulm.

Nicolas Jackson ishte i pavërejtur, pasi bashkëlojtarët nuk pasonin shumë tek ai, për të rrezikuar portën e skuadrës spanjolle.

Me kaq edhe përfunduan 45 minutat e dytë, ndërsa Chelsea e realizoi përmbysjen brenda pesë minutash.
Cole Palmer dhuroi një asistim magjik te Enzo Fernandez në minutën e 65-të, ndërsa argjentinasi realizoi me kokë në portën e Adrian.

Pesë minuta më vonë, Palmer sërish asistuesi, ndërsa Nicolas Jackson e bëri rezultatin për 2-1.

Fitoren e Chelseat u bë edhe më e thellë nga Jadon Sancho, kur realizoi një super gol në minutën e 83-të.
Moise Caicedo e vulosi fitoren e skuadrës londineze, kur shënoi për 4-1 në minutën e 90+2-të.

Chelsea e mbyll këtë sezon me fitimin e Ligës së Konferencë, ndërsa janë rikthyer edhe në Ligën e Kampionëve, pasi përfunduan në vendin e katërt në Ligën Premier.

Skuadra londineze po ashtu nga 15 qershori starton rrugëtimin në Kupën e Botës për Klube. /Telegrafi/

MARKETING