Chelsea ngadhënjen në frymën e fundit, kualifikohet në gjysmëfinale

Chelsea ngadhënjen në frymën e fundit, kualifikohet në gjysmëfinale

Leicester City ishte shumë afër befasisë por e tradhtoi fati sportiv në minutën e fundit.

Chelsea ngadhënjeu në frymën e fundit, me rezultat 4:2 dhe kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup (Kupa e Anglisë.

Për Chelsean shënuan Cucurella (13′), Palmer (45+1′), Chukwuemeka (90+2’), Madueke (90+8′) e për Leicester realizuan Disasi (51′ – autogol) e Mavididi (62′).

Në minutën e 73-të Doyle është përjashtuar me karton të kuq dhe Leicester mbetet me një lojtar më pak.

Sterling i Chelsear dështoi nga penalltia në minutën e 26-të.

MARKETING