Chelsea ndan rrugët me trajnerin italian Maresca
Klubi i Premier Ligës Angleze, Chelsea ka ndarë rrugët me trajnerin Enzo Maresc.
“Me objektiva të rëndësishëm ende të papërmbushur në katër gara të ndryshme, përfshirë edhe kualifikimin në UEFA Ligën e Kampionëve, Enzo dhe klubi besojnë se një ndryshim do t’i japë ekipit shansin më të mirë për t’u rikthyer në rrugën e duhur. I urojmë Enzos suksese në të ardhmen”, tha klubi në një njoftim.
Nën drejtimin e trajnerit italian 45-vjeçar, Chelsea këtë sezon renditet në vendin e 5-të në Premier Ligë me 30 pikë pas 19 ndeshjesh ndërsa në UEFA Ligën e Kampionëve ndodhet në vendin e 13-të me 10 pikë pas 6 ndeshjesh.
Sezonin e kaluar, Chelsea fitoi UEFA Ligën e Konferencës nën drejtimin e Marescas ndërsa në muajin korrik triumfoi edhe në Kupën e Botës për Klube FIFA 2025.

