Chelsea mposht Nottingham, kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Chelsea ka arritur një fitore të madhe në udhëtim ndaj Nottingham, duke e mbyllur sezonin në pozitën që e dërgon në Ligën e Kampionëve.
MARKETING
Në kuadër të xhiros së fundit të Premier Leagues, “Blutë” nga Londra fituan me rezultat minimal 1:0, falë një goli të realizuar nga mbrojtësi Levi Colwill në minutën e 50-të të takimit.
Me këtë fitore, Chelsea siguroi vendin e katërt në tabelë me gjithsej 69 pikë, duke prerë biletën për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Në anën tjetër, Nottingham Forest mbeti në vendin e shtatë me 65 pikë dhe do ta kërkojë suksesin evropian përmes kualifikimeve të Ligës së Konferencës. Me një fitore në këtë ndeshje, ata do të kishin siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.