Chelsea i pangopur, kërkon edhe talentin e Manchester City

Chelsea i pangopur, kërkon edhe talentin e Manchester City

Pronari amerikan i Chelseat, Todd Boehly nuk njeh limite në merkato. Ai i ofroi 55 milionë euro Manchester City-t për talentin Cole Palmer i cili shkëlqeu në finalen e Superkupës së Europës përballë Sevilla-s.
Nëse transferimi finalizohet pasi City duket se e ka pranuar ofertën, atëherë Chelsea mund të kalojë kufirin e 1 miliardë pound shpenzime në merkato, 300 milionë nga të cilat vetëm në këtë dritare verore.

21-vjeçari është lojtari më i ri që do të forcojë organikën e trajnerit Pocchettino i cili ka ndërtuar një skuadër me shumë elementë të rinj që mund ta ndihmojnë Chelsean shumë gjatë viteve të ardhshme.

MARKETING