Champions League sot vijon me tetë ndeshje të tjera

Champions League sot vijon me tetë ndeshje të tjera

Mbrëmë janë zhvilluar tetë ndeshjee para të Champions League, ku nuk kanë munguar befasitë dhe spektakli brenda fushës së blertë. Ndërkohë sot në program janë tetë ndeshje të tjera në grupet A, B, C dhe D.

Real Madridi pret Union Berlinin në ndeshjen e parë të ditës në “Santiago Bernabeu”, e cila fillon në orën 18:45. Në të njëjtin orar zhvillohet edhe sfida në Stamboll, ku Galatasaray është mikpritës i Copenhages.

Arsenali është rikthyer pas disa viteve në Champions, teksa do të takohet me holandezët e PSV Eindhoven, derisa Benfica pret Salzburgun. Braga do të përballet me Napolin ndërsa Sevilla pret Lensin.

Dy sfidat më të rëndësishme të mbrëmjes padyshim që janë ajo mes Bayern Munich – Manchester United si dhe Real Sociedad – Inter, ndeshje këto që do të startojnë në orën 21:00.

Skena e dytë e aktit të parë/ Champions League sot vijon me

MARKETING