Champions/ Kualifikohen PSG dhe Real Madridi, Juventus bën mrekullinë dhe e çon në shtesë

Champions/ Kualifikohen PSG dhe Real Madridi, Juventus bën mrekullinë dhe e çon në shtesë

Juventus ka siguruar një fitore të pastër 3-0 ndaj Galatasaray në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Allianz Stadium, duke çuar përballjen në kohën shtesë pas humbjes 5-2 në Stamboll. Skuadra bardhezi kaloi në avantazh në minutën e 37-të, kur kapiteni Manuel Locatelli u tregua i saktë nga pika e bardhë. Penalltia u akordua pas ndërhyrjes së Lucas Torreira ndaj Khephren Thuram, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej 1-0 për vendasit.
Në fillimin e pjesës së dytë, Juventusi u përball me vështirësi, pasi mbeti me një lojtar më pak. Lloyd Kelly u ndëshkua me karton të kuq pas një kontakti në mesfushë, duke lënë italianët në inferioritet numerik. Megjithatë, bardhezinjtë reaguan mirë. Në minutën e 70-të, Federico Gatti ndoqi aksionin deri në fund dhe dyfishoi shifrat, duke përfituar nga një situatë brenda zonës.
Goli i tretë erdhi në minutën e 81-të. Pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Edon Zhegrova dhe devijimit me kokë nga Teun Koopmeiners, ishte Weston McKennie që vulosi rezultatin me një goditje me kokë. Me këtë fitore 3-0, Juventusi barazon rezultatin e përgjithshëm dhe sfida shkon në shtesë, duke mbajtur të hapur kualifikimin deri në minutat vendimtare.
PSG ka arritur kualifikimin në ndeshjen e dytë kundër Monacos në fazën play off të Championsit, duke barazuar me rezultatin 2-ë në “Parc des Princes”. Edhe pse kampionët në fuqi të Championsit kishin triumfuar 2-3 në ndeshjen e parë, në shtëpinë e tyre filluan të dridheshin, kur në fundin e pjesës së parë, miqtë shënuan me Akliouche. Gjithsesi, kartoni i kuq i Coulibaly në minutën e 58’ i dha një shtysë të madhe vendasve, të cilët shënuan dy herë brenda harkut kohor të 6 minutave (60’-66’) me Marquinhos dhe Kvaratskhelian, ndërsa Teze barazoi në fund për statistikë.

Reali i Madridit ka marrë një fitore të rëndësishme edhe në ndeshjen e kthimit të fazës play off në Champions kundër Benficës me rezultatin 2-1. Sfida e luajtur në Bernabeu nisi mjaft mirë për portugezët, të cilët shpresuan për një përmbysje të madhe pas golit të Rafa Silvës në minutën e 14’, por pas vetëm dy minutash, ishte Tchouameni që rivendosi baraspeshën.

Portugezët u munduan të kthenin edhe një herë çdo gjë në favorin e tyre, por në të 80’ ishte Vinicius i cili i dha goditjen e KO. Reali kështu avancon në fazën e 1/8-ave, aty ku do të ndeshet me një mes Manchester Cityt ose Sporting Lisbon.

MARKETING