Çfarë kishte ndodhur në miqësoren e vitit 2022 mes Zvicrës dhe Kosovës?

Çfarë kishte ndodhur në miqësoren e vitit 2022 mes Zvicrës dhe Kosovës?

Kosova dhe Zvicra luajnë sot ndeshjen e parë zyrtare në kuadër të eliminatoreve për Euro 2024.

Por Dardanët dhe Helvetët ishin takuar edhe më parë, me 29 mars të vitit 2022, në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Zurich.

Një një stadium të stërmbushur, sidomos me shqiptarë, ndeshje ishte shumë  e bukur dhe me raste nga të dyja anët, ndërsa u mbyll me rezultat 1-1.

Kosova e drejtuar nga Alain Giresse luajti me sistemin 4-3-3 ndërsa në fushë ishin: Muric, Hadërgjonaj, Rrahmani, Kryeziu, Vojvoda, Loshaj, Berisha, Idrizi, Rashica, Muriqi dhe Bytyqi.

Zvicra në anën tjetër drejtohej nga ky aktuali, Murat Yakin dhe rreshtohej 4-2-3-1, ndërsa në fushë ishin: Kobel, Mbabu, Elvedi, Cornert, Lotomba, Sow, Xhaka, Okafor, Shaqiri, Zuber dhe Gavranovic.

Reklama

Amir Rrahmani ishte kapiten te Kosova, ndërsa Granit Xhaka te Zvicra.

Pjesa e parë nuk solli gola edhe përkundër rasteve, ku Amir Rrahmani dhe Valon Berisha ishin shumë afër golit.

Në pjesën e dytë Dardanët e nisën më gol, ku Milot Rashica në minutën e 52-të shënoi nga afër pas një aksioni të bukur për 1-0.

Por pas nëntë minutash hevletët barazuan me Jordan Lotomba pas një goditje me kokë nga afër për 1-1.

Pas golave kishte raste të tjera, por që rrjetat heshtën. Xhaka në atë kohë zhvillonte ndeshjen e 100-të me fanellën e Zvicrës, ndërsa u zëvendësua në mesin e pjesës së dytë, gjë që nuk i pëlqeu pas dëshironte ta shijonte çdo minutë.

Pas ndeshjes lojtarët e të dyja ekipeve morën duartrokitje, në një ndeshje që ishte e bukur.

MARKETING