Çfarë ka ndodhur me policin i cili përdhosi flamurin shqiptar? Përgjigjet zv/ministri Iseni

Çfarë ka ndodhur me policin i cili përdhosi flamurin shqiptar? Përgjigjet zv/ministri Iseni

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni në emisionin “Debat në Shenja” i pyetur nëse polici maqedonas i cili ka përdhosur flamurin shqiptar është avancuar, tha se nuk është e vërtet se ështeë avancuar, duke shtuar se dihet se atë natë ka patur edhe policë shqiptarë që kanë asistuar gjhatë asaj nate në të cilën është hjek flamuri shqiptar.
“Kështu që nuk kemi avancime as për njërin e as për tjetrin polic dhe nuk qëndron kjo e cila qarkullon në publik… Nuk ka avancim, masat disiplinore janë në rrjedhë, tek ne ekziston kontrolli i brendshëm, edhe mas disiplinore, kështu që edhe për zyrtarë policor që abuzojnë në çfarëdolloj formati, besoj se kontrolli i brendshëm ngrit procedura disiplinore dhe këto procedura disiplinore ndonjëherë shkojnë edhe deri në suspendime”, tha Iseni.

MARKETING