Çështja “Negreira”, Barcelona nis hetimet
![Çështja “Negreira”, Barcelona nis hetimet](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2023/02/Laportaaaa.webp)
Barcelona nuk ka qëndruar duarkryq përballë polemikave për pagesat që klubi katalan a ka kaluar për llogari të Enríquez Negreira nga viti 2001 deri në 2018, për bërjen e raporteve teknike për gjykimin e arbitrave të La Ligas.
Klubi ka vendosur të hetojë marrëdhënien kontraktuale dhe të punës me ish-zëvendëspresidentin e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve (KTA). Qarkullimi i përgjithshëm arrin në gati 7 milionë euro. Një pjesë e mirë e kësaj shume është paguar në fazën e parë të Joan Laportës në presidencë.