CENTCOM: Rritet në 51 numri i anijeve që SHBA-ja ka bllokuar të hyjnë ose dalin nga portet e Iranit

CENTCOM: Rritet në 51 numri i anijeve që SHBA-ja ka bllokuar të hyjnë ose dalin nga portet e Iranit

Shtetet e Bashkuara thanë të martën se 51 anije që tentuan të hynin ose të dilnin nga portet iraniane janë udhëzuar të ndryshojnë drejtimin ose të kthehen mbrapsht në port si pjesë e bllokadës detare që po zbatohet në rajon, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

“Deri më sot, 51 anije janë udhëzuar të ndryshojnë drejtimin ose të kthehen mbrapsht në port me qëllim ndalimin e anijeve tregtare të hyjnë ose të dalin nga Irani”, tha Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) në platformën sociale amerikane X.

Shifra e përditësuar tregoi një rritje prej dy anijesh krahasuar me 49 anijet e raportuara më parë si të devijuara nga forcat amerikane.

CENTCOM-i gjithashtu publikoi detaje nga operacionet në terren, ku një marinar amerikan në bordin e destrojerit me raketa të drejtuara “USS Michael Murphy” (DDG 112) u vëzhgua duke monitoruar operacionet e fluturimit në Detin Arabik, ndërsa forcat amerikane zbatojnë bllokadën.

Që nga 13 prilli, SHBA-ja ka zbatuar një bllokadë detare që synon trafikun detar iranian në Ngushticën e Hormuzit, si përgjigje ndaj kufizimeve të Iranit për kalimin e anijeve përmes rrugës ujore pas luftës që filloi më 28 shkurt dhe aktualisht është pezulluar.

MARKETING