Celina shënon supergol në kampionatin suedez

Celina shënon supergol në kampionatin suedez

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Bersant Celina ka realizuar gol në ndeshjen e kampionatit suedez me skuadrën e tij AIK Stockholm ndaj Djugarden.

Ai është inkuadruar në lojë në minutën e 30-të, teksa vetëm pas nëntë minutash ka shënuar gol, shkruan Arbresh.info.

Ky ishte goli i tretë këtë sezon për futbollistin dardan.

Aktualisht skuadra e Celinës, AIK Stockholm po shënon fitore me rezultat 2-0./Arbresh.info

MARKETING