Çeferin: Liga e Arabisë Saudite do të përfundojë si ajo e Kinës

Çeferin: Liga e Arabisë Saudite do të përfundojë si ajo e Kinës

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, ka paralajmëruar Arabinë Saudite në lidhje me strategjinë e tyre të transferimeve për Ligën Pro Saudite këtë verë. Kjo vjen pasi lojtarë si Kristiano Ronaldo dhe Karim Benzema kanë bërë lëvizjen në Lindjen e Mesme, me Ruben Neves të Volves të fundit në një varg emrash që lidhen me një kalim në Ligën Pro Saudite.
Duke folur për transmetuesin holandez NOS, siç citohet nga AP, Ceferin u pyet nëse ishte i kujdesshëm për eksodin e lojtarëve nga Evropa për t’u bashkuar me ligën saudite. Ai u përgjigj:

Mendoj se është kryesisht një gabim për futbollin e Arabisë Saudite. Pse është problem për ta?

Sepse ata duhet të investojnë në akademi, duhet të sjellin trajnerë dhe duhet të zhvillojnë lojtarët e tyre.

Sistemi i blerjes së lojtarëve që pothuajse përfunduan karrierën e tyre nuk është sistemi që zhvillon futbollin. Ishte një gabim i ngjashëm në Kinë kur të gjithë sollën lojtarë që janë në fund të karrierës së tyre,” tha mes tjerash Çeferin.

I pyetur nëse futbolli europian i kishte humbur atraksionet kryesore pas largimit të Ronaldos dhe Benzemas, Çeferin ishte preciz.

“Ne nuk i humbëm ato. Ata ende luajnë futboll. Në fund të karrierës së tyre, disa lojtarë shkojnë diku për të fituar para,” tha në fund Çeferin.

Mbetet për t’u parë se kush tjetër do të transferohet në Arabinë Saudite këtë verë, me lojtarë si Hakim Zijech, Romelu Lukaku, Pierre-Emerick Aubameyang dhe shumë të tjerë që përflitet se do të shkojnë në Lindjen e Mesme.

MARKETING