Carvajal i ashpër me La Ligan: Ndeshja Villarreal – Barcelona shkel rregullat

Carvajal i ashpër me La Ligan: Ndeshja Villarreal – Barcelona shkel rregullat

Dani Carvajal, kapiteni i Real Madridit, ka shprehur shqetësimin e tij për vendimin e La Ligës që lejon Villarrealin dhe Barcelonën të luajnë ndeshjen e tyre në Miami, duke e cilësuar si një shkelje të rregullave të garës.

“Kjo është një shkelje e qartë e rregullave. Të gjitha ekipet duhet të garojnë në të njëjtat kushte”, deklaroi mbrojtësi 33-vjeçar për transmetuesin publik RTVE.

Në La Ligë, çdo ekip planifikohet të luajë një herë në shtëpi dhe një herë jashtë fushe ndaj të njëjtit kundërshtar.

Vendimi për ta zhvilluar ndeshjen në stadiumin Hard Rock në Miami më 20 dhjetor, një vend neutral, ka ngjallur polemika mes lojtarëve dhe klubeve.

Carvajal, i cili mori shiritin e kapitenit këtë verë nga Luka Modric, theksoi se lojtarët dhe klubet kërkojnë një konkurrencë më të drejtë, por sipas tij, La Liga nuk po i përmbahet kësaj parimi.

Nga ana tjetër, presidenti i La Ligës, Javier Tebas, e konsideroi ndeshjen si një hap historik për futbollin spanjoll.

“Ne i kuptojmë shqetësimet, por kjo është një ndeshje nga 380 të sezonit. Miliona tifozë në mbarë botën meritojnë mundësinë t’i ndjekin ekipet e tyre drejtpërdrejt të paktën një herë”, deklaroi ai.

MARKETING