Carvajal e do Rodrin te Reali: Do të ishte transferim i shkëlqyer

Dani Carvajal është rikthyer në kombëtaren e Spanjës pasi u rikuperua nga këputja e ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë.
Mbrojtësi i Real Madridit ka reflektuar mbi periudhën e vështirë të dëmtimit, procesin e rikuperimit dhe formën aktuale me klubin dhe kombëtaren.
Carvajal pranoi se periudha më e vështirë ishte ajo pas operacionit.
“Luajta pak në Kupën e Botës për Klube për shkak të rrethanave të ndeshjes, por kishin kaluar dhjetë muaj. Pjesa më e vështirë ishte pas operacionit. Më vinte keq për veten, por më pas zbrisja poshtë për drekë dhe mezi qëndroja pesë minuta ulur.”
Ai foli edhe për marrëdhënien me Rodrin gjatë rehabilitimit, por edhe tha se e do atë te Reali.
“Ne folëm shpesh gjatë rikuperimit. Jam i lumtur për të. Ai e përjetoi shumë intensivisht, ndoshta më shumë sepse nuk ka ende fëmijë. Nuk folëm për Madridin. Nëse ai qëndron te City, e kuptoj klubi e mbështeti atë në kohë të vështira. Është si unë me Madridin, që të nesërmen më rinovuan kontratën.”
“Do të jem gjithmonë mirënjohës. Rodri do të ishte një transferim i shkëlqyer, kjo është e qartë. Është madrilen, ka qenë aty gjatë. Një ndryshim cikli nuk do ta dëmtonte. Një lojtar si ai do të shkëlqejë kudo”, tha Carvajal.