Carlo Ancelotti flet për lëndimet e Bellingham dhe Mendyt pas fitores ndaj Gironës
Carlo Ancelotti ka dhënë një përditësim për Jude Bellingham dhe Ferland Mendy pas fitores 3-0 të Real Madrid kundër Girona të shtunën.
Të dy lojtarët u zëvendësuan gjatë pjesës së dytë me dëmtime të dukshme, por trajneri konfirmoi se vetëm francezi kishte pësuar një lëndim më të rëndë.
Sa i përket mesfushorit në top formë Jude Bellingham, Ancelotti ka thënë se ai ka qenë vetëm i lodhur dhe se do të luaj në sfidën ndaj Atalantas në mesjavë në Ligën e Kampionëve.
“Jude Bellingham është mirë, dukej se ishte pak i lodhur, por kaq. Ai do të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Atalantës”, tha Ancelotti.
Sa i përket Mendy, mbrojtësi i majtë duket se ka pësuar një dëmtim të muskujve.
Testet e mëvonshme do të përcaktojnë se sa do të mbetet gjatë jashtë fushave Mendy, mirëpo e sigurt është se ai nuk do të luaj në mesjavë ndaj Atalantës.