Çampions, Shkëndija sonte përballet me Steauan e Bukureshtit

Çampions, Shkëndija sonte përballet me Steauan e Bukureshtit

Steaua e Bukureshtit do të jetë kundërshtari i sotëm i Shkëndijës së Tetovës për duelin e parë të xhiros së dytë eliminatore në Ligën e Kampionëve. Kuqezinjtë pas eliminimit të Nju Sentsit në turin e parë, tashmë për objektiv kanë kalimin e xhiros së radhës, teksa sonte kanë “testin” e parë kur në Shkup do të presin skuadrën rumune.

Këta të fundit janë favorit absulut përballë ekipit të drejtuar nga Jeton Beqiri, por te Shkëndija shohin me optimizëm dhe kanë paralajmëruar se do të japin më të mirën që të marrin maksimumin e mundshëm nga ky duel. Shkëndija është e kompletuar për ndeshjen e sotme pa asnjë mungesë, teksa në kombinim për lojë është edhe përforcimi i ri Arbin Zejnullai.

Shkëndija dhe Steaua takohen sonte për herë të parë në histori, pasi në të kaluarën nuk janë përballur ndërmjet veti, teksa kuqezinjtë kanë kujtime pozitive ndaj kundërshtarëve rumun, ku në vitin 2020 eliminuan Botoshanin në kualifikimet e Liga Europës.

Dueli Shkëndija – Steaua luhet sonte në arenën “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 20:00. /SHENJA/

 

MARKETING