Calcomercato: Zhegrova meriton një fanellë titullari te Juventusi, është i vetmi që nuk e ka pasur

Calcomercato: Zhegrova meriton një fanellë titullari te Juventusi, është i vetmi që nuk e ka pasur

Edon Zhegrova është i vetmi sulmues në skuadrën e Juventusit për sezonin 2025-26 që ende nuk ka pasur mundësinë të fillojë një ndeshje, qoftë nën drejtimin e Igor Tudor apo Luciano Spalletti, duke përjashtuar Arkadiusz Milik, i cili mungon prej më shumë se 545 ditësh për shkak të një dëmtimi.

Të gjashtë sulmuesit e tjerë të “Zonjës së Vjetër” kanë pasur minuta si titullarë këtë sezon, ndërsa Zhegrova nuk është përfshirë ende në formacionin startues.

Ylli i Kosovës, ka kaluar një vit të vështirë për shkak të dhimbjeve në ijë, të cilat ndikuan në përgatitjet verore dhe në fillimin e sezonit.

Për këtë arsye, vendimet e Tudor dhe Spalletti e lanë atë jashtë formacionit titullar. Tani që faza më e vështirë ka kaluar, Zhegrova pritet së shpejti të ketë një shans për të debutuar si titullar në Serie A.

Sulmi i Juventusit ka pasur vështirësi këtë sezon dhe renditet i pesti për nga golat e shënuar, duke treguar nevojën urgjente për riorganizim, shkruan Calciomercato.

Zhegrova mund të sjellë ndryshimin e dëshiruar, jo vetëm për golat, të cilët nuk janë shumë të shumtë në karrierën e tij (42 gola në 213 ndeshje me klube), por më shumë për asistet dhe superioritetin numerik që mund të krijojë në fushë me teknikën dhe driblimin e tij.

Futja e Zhegrovës në formacion mund të përforcojë ndjeshëm sulmin e Zonjës së Vjetër dhe të japë impulsin e nevojshëm për rezultate pozitive në pjesën e mbetur të sezonit, shkruan ky medium.

MARKETING