Bytyqi: Funksionarët nuk do të kenë rritje të rrogës në vitin 2024
Zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ka deklaruar se me buxhetin e ri për vitin 2024 që është duke u projektuar dhe është në fazën e fundit nuk do të ketë mjete për paga më të mëdha për funksionarët.
Sipas Bytyqit, funksionarët e përzgjedhur dhe emëruar nuk do të heqin dorë nga rritja e pagave për 10%, por Qeveri do të vendos që nuk do të ketë rritje.
Bytyqi tha se në vitin 2025 do të ketë plotësisht një metodologji të re për pagat, sipas të cilit, pagat në sektorin publik do të përllogariten me të njëjtën metodologji me të cilën përllogaritet rroga e personave të zgjedhur dhe emëruar. /SHENJA/