Bytyqi: E domosdoshme është fuqi shtesë punëtore që të kemi rritje dhe zhvillim ekonomik

Bytyqi: E domosdoshme është fuqi shtesë punëtore që të kemi rritje dhe zhvillim ekonomik

Tani ka ardhur koha që ta hapim diskutimin për nevojën për fuqi shtesë punëtore në tregun e punës, porositi zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, koordinim të resoreve ekonomike dhe investime, Fatmir Bytyqi, në emisionin Zoom in në televisionin rajonal Bloomberg Adria, ku foli për nevojën për import të fuqisë punëtore, si zgjidhje e domosdoshme për mungesën e fuqisë punëtore, me të cilën po ballafaqohet vendi i ynë.
Gjatë bisedës, Bytyqi tha se derisa punojmë në rikualifikimin e një grupi të caktuar të të papunësuarve në vend që t’i adaptojmë në nevojat e tregut, në mënayrë shtesë duhet të gjendet mënyrë që të plotësohet largimi i punëtorëve.

“Në tregun e punës ka mungesë të fuqisë punëtore dhe duhet t’i përgjigjemi kësaj sfide nëse dëshirojmë të kemi rritje të shpejtuar ekonomike”, tha Bytyqi.

Në pyetjen e Bloomberg Adria nëse në ato 14 për qind papunësime nuk mund t’i gjejmë kuadrot e kualifikuara, të cilat i kërkojnë kompanitë dhe prej aty merren në vend se që të kërkohet import të fuqisë punëtore, zëvendës kryeministri u përgigj se në mënyrë primare fuqinë punëtore e kërkojmë nga ata të cilët janë kërkues aktivë të punës në vend, por konstatimi i të gjithëve është se ende kemi mungesë të fuqisë punëtore në disa sektorë dhe fuqi të specifikuar të kualifikuar punëtore.

Në temën për import të fuqisë punëtore në emisionion e njëjtë kanë folur edhe Mile Boshkov, kryetar i Biznes konfederatës dhe Gligor Bishev, kryetar i Këshillit për avancimin e arsimit sipëror dhe hulumtime strategjike të Odës ekonomike.
“Në treg ka mungesë serioze të fuqisë punëtore, prej këtu sipas standardit të punëtorëve dhe pagat në rajon dhe më gjerë, vlerësojmë se do të duhet të mbështetemi në fuqinë punëtore, të cilën duhet ta sjellim nga Lindja e Afërt dhe e Largët, e ndoshta edhe nga kontinentet tjera”, deklaroi Boshkov.

Gligor Bishev, megjithatë, në deklaratën e tij tha se edhe krahas asaj që kemi shkallë të papunësisë prej 14,2 për qind, pothuaj nuk mund të gjenden persona për punë në ndërtimari, por edhe në numër të madh të industrive tjera, e po ashtu edhe në numër të madh të sektorëve për shërbim.

MARKETING