Bytyqi: 90% e buxhetit familjar harxhohet në ditën e parë
Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në emisionin “Debat në SHENJA” ka kritikuar ashpër mënyrën se si qeveria ka planifikuar dhe shpërndarë buxhetin për vitin e ardhshëm. Ai tha se pjesa dërrmuese e mjeteve shpenzohet që ditën e parë, ndërsa projektet kapitale mbeten kryesisht premtime të parealizuara.
“Shteti ynë 90 për qind të buxhetit e harxhon ditën e parë. Vetëm 10 për qind mund të shkojnë në shpenzime kapitale,” deklaroi Bytyqi, duke nënvizuar se edhe ato fonde janë të pamjaftueshme dhe të paorientuara qartë.
Ai solli disa shembuj konkretë, duke theksuar mungesën e transparencës dhe seriozitetit në planifikim:
“U gëzova kur dëgjova se Universiteti ‘Nënë Tereza’ do të ketë kampus të ri prej 35 milionë eurosh. E dini sa ka në buxhet? Vetëm 1 milion euro,” tha ai.
Bytyqi përmendi edhe projekte të tjera të mëdha që, sipas tij, janë prezantuar me pompozitet, por nuk figurojnë në buxhet. /SHENJA/

