Buxhet më i madh për arsimin dhe shkencën në vitin 2025, së shpejti do të ketë marrëveshje mes MASH-it dhe SASHK-ut për rrogat

Buxhet më i madh për arsimin dhe shkencën në vitin 2025, së shpejti do të ketë marrëveshje mes MASH-it dhe SASHK-ut për rrogat

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska kumtoi se do të ketë buxhet më të madh për arsimin dhe shkencën në vitin 2025, ndërkaq paralajmëroi edhe se së shpejti do të arrihet marrëveshje me SASHK-un dhe rritje të rrogave të mësimdhënësve këtë vit.

Në konferencën për shtyp, për 100 ditët e punës së Qeverisë, Janevska tha se MASH-i diskuton me Minsitrinë e Financave për buxhet më të madh për vitin e ardhshëm për të cilin, tha, është paraparë rritje edhe e mjeteve për shkencë, para së gjithash për institucionet shkencore.

Lidhur me negociatat me Sindikatën e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) u përgjigj se ato janë në rrjedhë dhe pret për kohë rrelativisht të shkurtë të arrihet marrëveshje serioze, duke paralajmëruar se ekzistojnë mundësi që mësimdhënësit të kenë rritje të rrogave këtë vit.

Kumtoi se MASH-i po bën analiza se si të vazhdohet ndërtimi i objekteve për FSHIIK dhe Fakultetin për kulturë fizike në afërsi të Rektoratit të USHCM-së dhe se deri në fund të mandatit “nëse jo tërësisht, ndërtimi gjithsesi do të vazhdojë në të dy ndërtesat”.

MARKETING