Burhan Mustafa zyrtarizohet te Voska Sport

Burhan Mustafa zyrtarizohet te Voska Sport

Burhan Mustafa sezonin e ri do të jetë pjesë e Voska Sportit, pasi sot edhe zyrtarisht është prezantuar nga ana e klubit. Mustafa me Voskan ka firmosur kontratë 1 vjeçare me opsion vazhdimi edhe për 1 vit tjetër.

Portieri shkupjan së fundmi ishte pjesë e Akademia Pandevit, ndërsa më herët në futbollin vendor ka luajtur edhe për Shkupin, Milanon, Borecin, Rabotniçkin, Gostivarin, EuroMilkun dhe Dritën e Bogovinës. Mustafa ishte pjesë edhe e futbollin kosovar, ku mbrojti ngjyrat e Ferizajit.

MARKETING