Bunjamin Shabani: Jemi gati për finalen, besoj se do ta fitojmë trofeun

Bunjamin Shabani: Jemi gati për finalen, besoj se do ta fitojmë trofeun

Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut është në program ditën e nesërme, teksa trofeu do të diskutohet ndërmjet Struga Trim Lumit dhe Vardarit.
Një ditë para kësaj sfide, në një konferencë për media ka folur kapiteni i struganëve, Bunjamin Shabani. Kumanovari ka thënë se janë gati për këtë finale, duke u shprehur se do të japin maksimumin për të fituar trofeun.
“Luajmë një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Vardarit. Të gjithë do të japim maksimumin dhe mendoj se si ekip mund të arrijmë të fitojmë trofeun. Ne jemi gati, kemi futbollist me përvojë në radhët tona dhe jetojmë për kësi lloj ndeshje. Vlersoj se nuk do të jetë problem fakti që luajmë në Shkup pavarësisht raportit të tifozëve në tribuna. Pas vetes tonë kemi ndeshje të mëdha madje edhe në Europë dhe kjo është përparësia jonë. Ndeshjet e mëparshme me Vardarin nuk kanë asnjë vlerë, nesër luajmë krejtësisht një ndeshje të re. Mendoj që detajet do ta vendosin këtë finale”, shprehet Bunjamin Shabani.

MARKETING