Bundesliga me transparencë, gjyqtarët do të shpjegojnë vendimet e VAR-it përmes altoparlantëve

Bundesliga me transparencë, gjyqtarët do të shpjegojnë vendimet e VAR-it përmes altoparlantëve

Në një projekt të ri që fillon këtë fundjavë që vjen, gjyqtarët në Gjermani do t’u shpjegojnë spektatorëve në stadium vendimet e VAR-it përmes altoparlantëve, njoftoi liga gjermane e futbollit.

“Në gjithsej nëntë stadiume të Bundesligës dhe Bundesliga 2, gjyqtarët do të shpallin vendimet e tyre në lidhje me situata të caktuara në fushë përmes altoparlantëve të stadiumit si pjesë e projektit. Projekti pilot do të nisë në pesë ndeshje këtë fundjavë”, njoftoi DFL.

Nëntë klube morën pjesë vullnetarisht në projekt, duke përfshirë kampionin Bayer Leverkusen dhe liderin aktual Bayern Munich.

Pjesë e projektit janë edhe Borussia Dortmund, Freiburg, RB Leipzig dhe Greuther Fuerth.

Ndeshja e parë në Gjermani në të cilën gjyqtarët do të shpjegojnë vendimet e tyre kyçe do të jetë ndeshja e divizionit të dytë të së shtunës midis Fortuna dhe SSV Ulm.

Sistemi do të testohet në ndeshjet e së shtunës mes Bayern Munich – Holstein Kiel dhe St. Pauli – Augsburg, dhe të dielën në ndeshjet mes Eintracht – Wolfsburg dhe Bayer Leverkusen – Hoffenheim. /Telegrafi/

 

MARKETING