Bujar Osmani prezanton projektin “Çair 2040” së bashku me arkitektin e njohur Michel Rojkind

Bujar Osmani prezanton projektin “Çair 2040” së bashku me arkitektin e njohur Michel Rojkind

Sot, në orën 18:00, në ambientet e Muzeut të Artit Bashkëkohor në Shkup, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga AKI, Bujar Osmani, në bashkëpunim me arkitektin me famë botërore, Michel Rojkind, prezantuan projektin vizionar “Çair 2040”, raporton SHENJA.

Ky plan gjithëpërfshirës synon transformimin rrënjësor të hapësirës urbane të Çairit, përmes zhvillimit të infrastrukturës moderne të transportit, krijimit të shesheve të reja publike, shtimit të hapësirave të gjelbra dhe garantimit të sigurisë më të lartë për qytetarët në hapësirat publike.

Sipas Osmanit, për herë të parë Çairi merr një strategji të qartë dhe afatgjatë zhvillimi, e cila vendos në qendër nevojat reale të banorëve dhe komunitetit.

Arkitekti meksikan Michel Rojkind, i njohur për projektet e tij të suksesshme në metropole të mëdha ndërkombëtare, ka bashkëpunuar me një ekip ekspertësh për të ndërtuar një vizion të ri për Çairin. Sipas organizatorëve, ky vizion do ta shndërrojë komunën në një zonë moderne, atraktive dhe me perspektivë të qëndrueshme zhvillimi.

Projekti “Çair 2040” nuk synon vetëm përmirësimin e kushteve të jetesës, por edhe rritjen e potencialit ekonomik, social dhe kulturor të komunës, duke e pozicionuar atë si një qendër urbane dinamike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. /SHENJA/

MARKETING