Bujar Osmani në vizitë në xhami dhe kishë në Çair: Do formohet sektor i veçantë për mirëmbajtjen e objekteve fetare

Bujar Osmani në vizitë në xhami dhe kishë në Çair: Do formohet sektor i veçantë për mirëmbajtjen e objekteve fetare

Mëngjesin e sotëm, kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, përmes një video-mesazhi nga vizita e tij në një xhami dhe kishë në territorin e Çairit, shpalli masën e re që është pjesë e programit të tij.

Osmani njoftoi se në ndërmarrjen komunale të komunës do të formohet një sektor i veçantë që do të kujdeset për higjienën dhe mirëmbajtjen e përgjithshme të objekteve fetare në komunën e Çairit.

Kjo ide, siç theksoi Osmani, ka dalë nga bisedat me qytetarët dhe tashmë është pranuar gjerësisht. Dëshmi për këtë janë edhe reagimet pozitive të përfaqësuesve fetarë nga të dy komunitetet, të cilët e përshëndetën masën në videon e publikuar sot.

“Ky është një hap për ruajtjen e hapësirave shpirtërore të komunitetit tonë. Objektet fetare më në fund do të çlirohen nga kjo detyrë me të cilën deri tani janë marrë vetë,” theksoi Osmani.

Me këtë nismë, kandidati për kryetar të komunës thekson se kujdesi gjithëpërfshirës për hapësirat shpirtërore përbën një pjesë kyçe të ruajtjes së vlerave të përbashkëta dhe respektimit të diversitetit në Çair.

MARKETING