Bujar Osmani: Maqedonia 19 vite ecë drejtë BE-së

Bujar Osmani: Maqedonia 19 vite ecë drejtë BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka ndarë një postim në platformën X ose  ku ka theksuar se sot, Maqedonia e Veriut shënon 19-vjetorin që kur është bërë pjesë si kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. ndërsa janë kaluar 22 vjet që nga fillimi i rrugës drejt BE-së.

“Sot Maqedonia e Veriut shënon 19 vjetorin e të qenurit kandidat për në BE, dhe kjo thotë se 22 vite ka nisur rrugën drejt Bashkimit Evropian” ka shkruar Ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Përndryshe, Maqedonia edhe një herë dështoi të hap bisedimet me BE-në pasi nuk u votuan ndryshimet kushtetuese.

MARKETING