Bujar Osmani kërkon lirimin e menjëhershëm të gazetarit Saliu: Liria e shprehjes është kryefjala e çdo shoqërie demokratike!
Në vazhdën e reagimeve për arrestimin e gazetarit Furkan Saliu, ka reaguar edhe kandidati për president i Frontit Europian, Bujar Osmani.
Osmani ka dënuar këtë akt dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të gazetarit Saliu.
“Dënoj veprimin e sotëm ndaj gazetarit Furkan Saliu dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij. Liria e shprehjes është kryefjala e çdo shoqërie demokratike!”, ka shkruar Bujar Osmani. /SHENJA/