Bujar Osmani: Çairi nuk do të jetë më parcelë private e askujt

Bujar Osmani: Çairi nuk do të jetë më parcelë private e askujt

Kandidati i AKI për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka shpallur sot zotimet e tij për një reformë të thellë urbanistike dhe ligjore në këtë komunë, duke theksuar se Çairi nuk do të jetë më “parcelë private e askujt”.

Në një deklaratë publike, Osmani paralajmëroi masa konkrete që do të fillojnë më 19 tetor, duke përfshirë një revizion të plotë urbanistik, krijimin e një harte digjitale publike, ndalimin e ndërtimeve të dyshimta dhe garantimin e drejtësisë për qytetarët e mashtruar nga zhvillimet pa leje.

“Banorët do t’i mbajnë banesat e tyre, ndërsa siguria e ndërtesave pa leje do të kontrollohet”, u shpreh Osmani.

Ai e paraqiti garën për Komunën e Çairit si një betejë mes dy koncepteve të kundërta:

  • Çairi si pre e mafies, ose

  • Çairi si shtëpi për familjet dhe fëmijët tanë.

“Zotimi im është i qartë: Çairi nuk do të jetë më parcelë private e askujt. Do të jetë hapësirë publike për jetë me dinjitet”, përfundoi Osmani.

Fushata për zgjedhjet lokale në Komunën e Çairit po intensifikohet, me temën e urbanizimit dhe legalitetit që pritet të jetë në qendër të debatit publik.

MARKETING