Buduçnosti ndaj Strugës, nuk do ta ketë futbollistin më të mirë

Buduçnosti ndaj Strugës, nuk do ta ketë futbollistin më të mirë

Skuadra e Buduçnostit nga Podgorica është kundërshtari i radhës i kampionit tonë, Struga Trim në kuadër të xhiros së dytë eliminatore në Ligën e Konferencës.

Një ditë para kësaj sfide, vjen një lajm i mirë për taborin e struganëve, pasi skuadra nga Mali i Zi në sfidën ndaj Strugës nuk do ta ketë njërin nga futbollistët më të mirë. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Andrija Razhnatoviq, i cili ëshë transferua te Karvina dhe për të njejtin, Buduçnosti do të duhet të gjej zëvendësues.

Ndeshja do të luhet nesër në stadiumin e qytetit në Ohër, duke nisur nga ora 17:00. /SHENJA/

MARKETING