Buçi: Mickoski po tenton të marrë gjithë kontrollin e qeverisë

Buçi: Mickoski po tenton të marrë gjithë kontrollin e qeverisë

Gazetarja Teuta Buçi sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka komentuar qëndrimet e fundit të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke vlerësuar se ai po përpiqet të përqendrojë pushtetin në duart e tij.

“Përshtypja ime është se Mickoski po kërkon territor të pastër. Po tenton të marrë gjithë kontrollin e qeverisë dhe ai të vendosë për gjithçka dhe kjo është deklarata e tij. Në njëfarë mënyrë ai po mundohet dhe po përpiqet të na tregojë se ai është ai që i ka sjellë fitoren VLEN-it në komunat ku kanë fituar dhe në njëfarë mënyrë ta legjitimojë politikën e tij ose rolin e tij arbitrar”, deklaroi Buçi.

Sipas saj, Mickoski përmes kësaj qasjeje po përpiqet të forcojë pozitat e tij brenda koalicionit qeverisës dhe të theksojë rolin e tij vendimtar në sukseset elektorale të partnerëve politikë. /SHENJA/

MARKETING