Brukseli pa diellin vetëm 28 orë nga fillimi i vitit

Brukseli pa diellin vetëm 28 orë nga fillimi i vitit

Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, që nga fillimi i vitit vetëm 28 orë e 4 minuta pati diell, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit nga Shërbimi Meteorologjik, dielli është shfaqur vetëm për 28 orë e 4 minuta që nga fillimi i vitit 2023 në Bruksel, i cili njihet për motin me vranësira dhe shira.

Sipas parashikimeve, gjatë muajit janar në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Ekspertët ofrojnë sugjerime të ndryshme për njerëzit kundër problemeve mendore të shkaktuara nga koha e mbyllur. Midis tyre dalin në pah rekomandimet si aktiviteti sportiv, zgjimi herët në mëngjes për të ruajtur ritmin biologjik dhe angazhimi me hobi argëtues jashtë punës.

Duke komentuar në shtypin belg, psikologu Dmitri Haikin tërhoqi vëmendjen për rëndësinë e ritmit biologjik që trupi të çlirojë dopaminën dhe endorfinën.

“Zgjidhjet si ruajtja e këtij ritmi dhe shoqërimi me miqtë apo persona të tjerë janë të rëndësishme për të larguar efektet e motit të keq. Të gjitha studimet tona tregojnë se ne jemi më të lumtur, kemi një ekuilibër më të mirë në jetë kur marrëdhëniet tona shoqërore janë të mira”, tha ai.

MARKETING