Broja lë pas dëmtimin dhe kthehet në stërvitje me Chelsea-n

Broja lë pas dëmtimin dhe kthehet në stërvitje me Chelsea-n

MARKETING

Armando Broja ishte lojtari që të gjithë prisnin në grumbullimin e fundit të Shqipërisë, i konsideruar me të drejtë nga të gjithë si një lojtar që mund ta ndihmonte akoma dhe më tepër këtë grup për siguruar kualifikimin në europianin e vitit të ardhshëm. Megjithatë, 22-vjeçari u largua nga grumbullimi i kuqezinjve vetëm 2 ditë pasi kishte nisur, për shkak se sulmuesi nga Malësia e Madhe pati një shqetësim në gju

MARKETING

Sample Image

Ekzaminimet treguan se lëndimi nuk ishte serioz, diçka që konfirmohet dhe në këtë fundjavë, për shkak se futbollisti është bashkuar me grupin në seancën e fundit stërvitore të Chelsea. Broja do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës që do të kenë blutë e Londrës, javën e ardhshme ndaj Arsenal.

Në një këndvështrim të tillë, lojtari mund të kishte qenë i gatshëm për të marrë minutat e para me Kombëtaren pas më shumë se një viti mungesë e logjikisht në mendje vijnë pyetjet: “A mos u ekzagjërua me dëmtimin për t’u larguar?”

Broja vjen pas një dëmtimi që e ka mbajtur jashtë fushave të lojës për rreth 10 muaj e natyrisht frika e një tjetër dëmtimi është e madhe, por në të njëjtën kohë një situatë e tillë lë vend për teori të ndryshme. Broja nuk ishte në shkallët e “Air Albania” në ndeshjen me Çekinë, siç u pa Ardian Ismajli, i cili gjithashtu ishte i dëmtuar, por qëndroi pranë kuqezinjve.

Fatmirësisht gjërat shkuan mirë për Shqipërinë, e cila në këto kualifikuese ka shkëlqyer në pot kuptimin e fjalës, pavarësisht mungesave apo dëmtimeve që kemi pasur në këtë rrugëtim, por interesimi i lartë për Brojën nga tifozët e opinioni publik dhe ai largim pas vetëm 2 ditësh grumbullim, nuk lë një shije dhe aq të mirë!

 

MARKETING