Britania rikthen maskat për të sëmurët, gripi dhe Covid kërcënojnë fëmijët dhe të rriturit
Të rriturit dhe fëmijët në Britani janë nën një kërcënim të trefishtë të infeksioneve me grip dhe koronavirus këtë dimër. Autoritetet rekomandojnë përdorimin e maskave në kushte të caktuara, në mënyrë që të minimizojnë përhapjen e sëmundjes.
Sipas një udhëzimi të lëshuar këtë të hënë, lidhur gjithashtu dhe me kthimin e nxënësve në shkolla pas festave të Krishtlindjeve, është njoftuar se fëmijët që nuk ndihen mirë duhet të qëndrojnë në shtëpi, ashtu edhe të rriturit.
“Fëmijët që nuk ndihen mirë (“ndjehen keq”) duhet të qëndrojnë në shtëpi”, theksojnë autoritetet, teksa shtojnë se të njëjtin udhëzim japin edhe për të rriturit.
Nëse të rriturit që nuk ndihen mirë, ju duhet të dalin nga shtëpia ata duhet të mbajnë maskë.