Brigadat Al-Qassam i dorëzojnë Kryqit të Kuq 2 nga 3 pengjet izraelitë në Khan Younis

Brigadat Al-Qassam i dorëzojnë Kryqit të Kuq 2 nga 3 pengjet izraelitë në Khan Younis

Brigadat Al-Qassam, krahu i armatosur i grupit palestinez të rezistencës Hamas, i dorëzoi sot Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dy nga tre pengjet izraelitë në Khan Younis në Gazën jugore, si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve, transmeton Anadolu.

Pengjet e dorëzuar deri më tani janë Ofer Calderon dhe Yarden Bibas, ndërsa Keith Samuel Siegel do të lirohet më vonë gjatë ditës.

Ushtria izraelite konfirmoi në një deklaratë se dy pengje izraelitë janë rrugës për në Izrael.

Sipas korrespondentit të Anadolus, transferimi u bë në mes të pranisë së konsiderueshme të palestinezëve.

Anëtarët e Brigadave Al-Qassam u vendosën në masë të madhe në zonë për të mbikëqyrur transferimin, shtoi korrespondenti.

Automjetet e Kryqit të Kuq, të cilat mbërritën në Khan Younis më herët gjatë ditës, lehtësuan dorëzimin sipas kushteve të dakorduara për shkëmbimin e sotëm.

Procesi i shkëmbimit është zhvilluar me ndërmjetësim ndërkombëtar.

MARKETING