Brera – Voska luhet të hënën, lufta direkte për mbijetesë

Brera – Voska luhet të hënën, lufta direkte për mbijetesë

Deri në mbyllje të sezonit në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut kanë mbetur edhe 5 xhiro të fundit. Xhiroja e radhës është e 29-ta në program, ku përveç të dielës, do të ketë edhe ndeshje të hënën. Të dielën zhvillohen 5 ndeshje, teksa të hënën është programuar të zhvillohet dueli direkt për mbijetesë ndërmjet Brerës dhe Voska Sportit. Të dielën, në mesin e ndeshjeve më interesante është edhe ajo ndërmjet Vardarit dhe Besës së Dobërdollit, e cila do të zhvillohet në terrenin e FMM-s, “Petar Miloshevski” në Shkup. Ndërkohë në ndeshjet tjera, Shkëndija do të luaj me Shkupin në Tetovë, Sileksi pret Strugën, Gostivari përballet me Rabotniçkin, teksa Pelisteri takohet me Tikveeshin. Të gjitha sfidat luhen nga ora 16:00.

MARKETING