Brera Strumica nuk ndalet, fiton edhe Tikveshin

Brera Strumica nuk ndalet, fiton edhe Tikveshin

Brera Strumica nuk din të ndalet këtë sezon, pasi sot regjistroi fitoren e katërt radhazi në elitë, duke mposhtur Tikveshin me rezultatin 2:0.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 70-të kur Maleski shënon për epërsi 1:0. Deri në fund kishte kohë edhe për një gol kur Gjorgjievski dërgon topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 2:0.

Pas këtij triumfi Brera Strumica udhëheq e para në renditje me 12 pikë maksimale, e ndjekur nga Shkëndija me 9 pikë. /SHENJA/

MARKETING