Brenda një jave në Maqedoni u sëmurën 2.322 persona me grip

Brenda një jave në Maqedoni u sëmurën 2.322 persona me grip

Gjatë javës së dytë të janarit, përkatësisht nga 5 deri më 11 janar, përgjegjësit në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) regjistruan 2.322 persona të infektuar me grip dhe sëmundje të ngjashme me gripin, informoi sot epidemiologu Dragan Koçinsk.

“Kjo është 36.4 përqind më shumë se java e kaluar. Nëse e krahasojmë me të njëjtën javë të sezonit të kaluar, kemi rritje prej 2.2 herë, ndërsa nëse e krahasojmë me mesataren, kemi nrritje prej 31 përqind. Jemi në një nivel aktiviteti mesatar të virusit të gripit. Numri më i madh i të infektuarve janë të moshës 15 deri në 64 vjeç, si dhe më të rinjtë nga 0 deri në 4 vjeç”, informoi Koçinski.

Ka persona të infektuar në 25 nga 31 rajonet në vend, shumica e të cilëve janë në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Ohër.

MARKETING