Brazil, mbështetësit e Bolsonaros pushtojnë Kongresin, rrethojnë pallatin presidencia

Brazil, mbështetësit e Bolsonaros pushtojnë Kongresin, rrethojnë pallatin presidencia

Mbështetësit e ish-presidentit të Brazilit Jair Bolsonaro kaluan një bllokadë të krijuar nga forcat e sigurisë dhe pushtuan ministritë dhe ndërtesën e Kongresit në Brasilia, sipas disa pamjeve filmike të siguruara nga agjencia e lajme Reuters prej grupeve të lidhura me zotin Bolsonaro dhe disa transmetues lokalë televizivë.

Protestuesit pushtuan gjithashtu parkingun e pallatit Planalto, sipas CNN Brasil. Presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula Silva ndodhet aktualisht në një udhëtim zyrtar në shtetin e San Paulos.

MARKETING