Brahim Diaz është penduar, futbollisti i madrilenëve ëndërron kthimin te Milani

Brahim Diaz është penduar, futbollisti i madrilenëve ëndërron kthimin te Milani

MARKETING

Brahim Diaz ëndërron të kthehet te Milani. Ky është lajmi që është përhapur në mediat spanjolle. Sipas “ElNacional.cat”, fantazisti i cili u largua nga klubi Italian drejt atij spanjoll, është mërzitur nga aktivizimi i tij i pakët nga trajneri Karlo Ançeloti.

MARKETING

Sample Image

Ai kishte shkuar te Reali me qëllimin që të bëhej protagonist atje, por për momentin ka luajtur vetëm 119 minuta, të shpërndarë në 9 ndeshje të ndryshme. Ndaj raportohet se ai po mendon që të largohet në janar.

I njëjti portal bën të ditur se Aston Vila ka shfaqur interes për transferimin e tij në Angli, pasi mendon se ka karakteristikat e duhura për të shkëlqyer në Premier Ligë. Por vetë futbollist dëshiron të kthehet në një ambient të njohur si ai i Milanit, ku ka shprehur të gjithë aftësitë e tij dhe është përshtatur mirë me grupin.

 

MARKETING